Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka nën moton “Romi për Romin” ka prezantuar dy kandidatët e këtij komuniteti në Tiranë për zgjedhjet e 28 qershorit. Meleqe Rrenja dhe Ibrahim Likzelia sipas Ndokës janë një shenjë që PDK-ja është një parti e cila respekton vlerat, traditën dhe komunitetet.
Nard Ndoka: “Me mbështetjen tuaj do të jenë një zë i fuqishëm, do të jenë avokatët tuaj nesër në politikën shqiptare. Unë e kam përshëndetur edhe sloganin që vetë e kanë formuluar,“Romi për Romin” dhe besoj se do të jetë shumë e rëndësishme që romi në radhë të parë të votojë për romin për të zgjidhur dhe për të kërkuar të drejtat e tyre legjitime.”
Prezantimi i kandidatëve romë për kryeqytetin përkoi me festën e “Shën Gjergjit” një festë pagane e këtij komuniteti. Vetëm në Tiranë ky komunitet numëron disa dhjetëra mijë vetë./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku