Lajme Arkiva 2003
Partia Republikane e mbylli fushatën e saj në qytetin e Pogradecit me një takim madhështor ku merrnin pjesë kryetari i kësaj partie Fatmir Mediu i shoqëruar edhe nga grupi i deputetëve republikan.
Në këtë takim zoti Mediu shpalosi edhe njëherë programin elektoral të Partisë Republilkane dhe i bëri thirrje elektoratit pogradecar dhe të gjithë elektoratit shqiptar që më 12 tetor të votojnë për partinë republikane.
Fatmir Mediu: Ne kemi qenë të bindur për të drejtën e pronës private. Çdo shtet demokratik e ka të çelur pronën private. Partia republikane kërkon nga ju që ne të ndërtojmë së bashku një shtet që ti shërbejë dinjitetit të emigrantëve tanë.
…
Partia Demokrate e Rinovuar mbylli fushatën e saj elektorale me një takim në një nga sallat e Muzeut Kombëtar në Tiranë.
Dashamir Shehi: Në radhë të parë unë dua t’ju ftoj të voton, ju që jeni këtu në këtë sall dhe ata përreth jush që të votoni për një forcë të re, një forcë ndryshme një alternativ politike siç është Partia Demokratike e Rinovuar. Ne shpresojmë që nga ky votim të dalë një ndryshim në politikën shqiptare. Themi se do të dalë një ndryshim sepse duke vazhduar me këtë bipolarizmi në të cilin kemi ekzistuar gjatë këtyre 13 vjetëve ju e kuptoni mirë që kemi shumë pak shpresë për të për tu larguar nga spiralja e krizës, qoftë ekonomike, qoftë politike, qoftë sociale, qoftë morale, nga të gjitha aspektet.
…
Ndërsa Balli Kombëtar takimin e fundit elektoral me simpatizantët e tij e ka bërë në një nga sallat e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Shpëtim Roqi: Morali i nacionalizmit shqiptar është dashuria dhe është kjo dashuri për atdheun, është kjo dashuri për Kosovën dhe Çamërinë që e mban të fortë dhe e mban në këmbë Partinë e Ballit Kombëtar. Prandaj unë ju ftoj të gjithëve që në 12 Tetor të votoni për Ballin Kombëtar.
…
Drejtuesit e Partisë Lëvizja e Legalitetit kanë zhvilluar takime intensive në përmbyllje të fushatës në qytetet kryesore në të cilat kryetari i saj Spahiu i ka bërë thirrje elektoratit të votojë Partinë Lëvizja e Legalitetit dhe kandidatët e saj.
Legalistët e mbyllën fushatën e tyre në një takim në Pallatin e Kongreseve të kryeqytetit çfarë përkoi edhe me 108 vjetorin e lindjes së mbretit Zogu I.
Në këtë ceremoni morri pjesë naltmadhnia Mbreti Leka I, Mbretëresha Suzanë dhe Princi Leka. Kandidati për fronin Leka i parë pasi falënderoi përzemërsisht organizatorët e këtij tubimi madhështor, ju përcolli një mesazh legalistëve, mbretërore dhe simpatizantëve të shumtë të pranishëm në sallë duke i siguruar ata se e ndiente për nder të vazhdonte veprën e mbretit Zogu I. Në fjalën e tij përshëndetëse kandidati për mbret Leka I vijoi:
“Para nesh kemi detyra të mëdha për të rritur dinjitetin tonë kombëtar, për ti zgjidhur hallet e mëdha të popullit shqiptar dhe për të realizuar aspiratat tona kombëtare”./tvklan.al