Ledi Shamku: “Partia Socialiste është pranë të gjithë vocërrakëve që sot kanë marrë për herë të parë çantat e shkollës mbi shpinë. Partia Socialiste është sot me shpirt e zemër edhe tek të gjithë ata fëmijë që sot varfëria i pengoi të ulen në bankat e shkollës bri moshatarëve të tyre. Partia Socialiste është sot më shumë se kurrë në krah të atyre arsimtarëve që besuan, formësuan dhe mbështetën projektin tonë për një arsim të shekullit të ri dhe pikërisht për këtë besim dhe mbështetje sot gjenden të papunë për faj të një hakmarrje të klaneve tribale, që ende qeverisin këtë vend. Gjithkujt, fëmijë, prind a mësues që sot në këtë Shqipërinë tonë ia ka blatuar ditën dritës së arsyes dhe qytetërimit që lind dhe rritet veç falë kësaj drite, çdo shqiptari që sot mbanë gjallë me mund e zemër plagën e shkollimit dhe të rritjes kombëtare Partia Socialiste i uron fillim të mbarë dhe zemër të fortë./tvklan.al