Prej kohësh në Shqipëri është hapur debati për rishkrimin e historisë dhe rehabilitimin e shumë figurave të cilat regjimi komunist i fshiu, retushoi apo i etiketoi si tradhtarë ose spiunë. Njëri prej këtyre personaliteteve është edhe Mustafa Kruja, ish-kryeministër në qeverinë kujselinge gjatë pushtimit nazist. Duke arritur nga pozicioni që kishte ai arriti të shpëtonte nga pushkatimi apo internimi shumë hebrenj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ardian Ndreca: “Mendoj se rishkrimi i historisë dhe vetë rishikimi i figurës së Mustafa Krujës i përket nevojës që shqiptarët kanë për të vërtetën. Duhet ta kemi të gjithë nevojë për të vërtetën dhe kjo shprehet në një përqasje me metoda të reja ndaj historisë tonë, historia bëhet me fakte dhe me interpretime”.
Kontributi dhe veprimtaria e Mustafa Krujës si njeri i letrave, si gjuhëtar dhe historian, por dhe një intelektual, i cili luftoi dhe punoi për çështjet kombëtare, u theksua dhe nga historianët e pranishëm./tvklan.al
Operator: Enver Shehu
Montazh: Ergis Hasanbelli