Lajme Arkiva 2003
Lideri socialdemokrat Skënder Gjinushi prezantoi kandidatin për kryetar të Bashkisë së Vorës, ekonomistin Kujtim Mema.
Në fjalën përpara elektoratit socialdemokrat Gjinushi duke vënë theksin në qeverisjen e suksesshme të Bashkisë së Tiranës dhe bashkive të komunave të tjera në të gjithë vendin, u shpreh i bindur se edhe në 12 tetor fitorja do i takoj mazhorancës së majtë.
Skënder Gjinushi: Për herë të parë pushteti lokal tregoi në Vorë që mund të funksiononte, që mund të punonte për ju dhe kjo ishte periudha ‘98-2000. Po t’ju kujtohet në vitin 2000 kemi kërkuar votën përsëri. Ne para se të kërkonim votën kemi thënë se çfarë kishim bërë.
…
Nga Bushati i Shkodrës kreu demokristian ka sulmuar qeverinë Nano për korrupsion, nepotizëm dhe paaftësi për të qeverisur vendin.
Nipollë Lesi: Qeverisja e sotme është qeverisja më e dobët dhe më e korruptuara që ka patur pluralizmi shqiptar në këto 12 vite. Prandaj kërkoj me votën tuaj ta ndryshojmë qeverisjen më 12 tetor.
…
Turi elektoral i Partisë Balli kombëtar ka vazhduar këtë radhë në qytetin verior të Pukës ku është prezantuar kandidati për kryetar bashkie, biznesmeni i suksesshëm Tonin Qafa. Lideri i Ballit Kombëtar Shpëtim Roqi ka siguruar Pukianët se bashkia e tyre më 13 tetor do të jetë shtëpia e përbashkët e të gjithëve pavarësisht bindjeve vetjake partiake.
Shpëtim Ruqi: Dhe jam shumë i sigurt që do të votoni për veten tuaj, për familjen tuaj, për Pukën tuaj. Votoni për të ardhmen tuaj, por do t’ju kërkoj edhe diçka tjetër asnjë votë nuk vete dëm kur vete në opozitë dhe për më tepër kur kjo votë shkon te Balli Kombëtar, i krijuar nga i madhi Mit’hat Frashëri të cilët vunë eshtrat e tyre në themelet e këtij shteti.
…
Premtimi që kryetari i Partisë Demokracia sociale Paskal Milo ju ka bërë banorëve të disa zonave në tiranë është se ne do të jemi serioz dhe të përkushtuar për një të ardhme të përbashkët. Tashmë, është shprehur Milo, jemi një forcë e konsoliduar, sepse masat e gjera e kanë mbështetur këtë parti fuqishëm. Ai u ka bërë thirrje banorëve të Kamzës, Babrrusë dhe Paskuqanit, të votojnë Demokracinë Sociale si forca e re që do të konsolidojë të majtën shqiptare.
Paskal Milo: Karakteristika jonë si parti demokratike është besëlidhja dhe ndershmëria e fuqishme për të krijuar miqësi të reja dhe të pandara.
…
Partia Lëvizja e Legalitetit ka qenë bashkë në fushatë me drejtuesit e shoqatës të ish të përndjekurve politik, për prezantimin e kandidatit në komunën e Shkrelit të malësisë së madhe. Kryetari i Partisë Spahiu evokoi vlerat e traditës nacionaliste të kësaj treve.
Ekrem Spahiu: Zoti Marash Kolëlikaj ka avantazhe të padiskutueshme në krahasim me kandidatët e tjerë. Sepse zoti Marash mbart vlerat më të mira të kësaj treve që mbi gjithçka do atdhedashurinë, nacionalizmin dhe e duan Shqipërinë. Zoti Marsh Kolëlikaj me aftësitë e tij do të bëjë të mundur që të ndryshojë jeta e kësaj komune.
Më pas kryetari Spahiu ka bërë prezantime në rrethin e Lezhës dhe në Shëngjin.
…
Çelësi i suksesit të këtij kryeqyteti është decentralizimi. Demokratët e rinj kanë zhvilluar takim në njësinë bashkiake numër 3 ku është prezantuar edhe kryetari i kësaj minibashkie Aleksandër Pire. Në prezantimin e kandidatit, ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë Pollo, ndërsa kandidati për kryetar bashkie të Partisë Demokrate të Re, Kreshnik Çollaku, ka kritikuar kryetarin aktual të bashkisë Rama dhe njëkohësisht kandidatin e Partisë Demokratik Ngjela. Sipas tij Tirana do të funksiononte më mirë kur 11 bashkitë të mos ishin shtojca administrative, por organe me kompetenca dhe financa më të gjera./tvklan.al