Lajme Arkiva 2003

Në vazhdim të veprimtarive elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit, kryetari i Partisë Socialdemokrate shqiptare ishte në Gramsh në mbështetje të kandidatëve socialdemokrat për kryetar të bashkisë komunave dhe këshilltarëve socialdemokrat.

Po dje Gjinushi ishte edhe në rrethin e Korçës në Maliq dhe në Libonik në mbështetje të kandidatëve socialdemokrat.

Në takimet e mësipërme elektorale, Gjinushi i kërkoi të pranishmëve që të votojnë kandidatët socialdemokrat. Vota për ne theksoi Gjinushi, është votë për forcimin e institucioneve politike qeverisëse.

Skëndër Gjinushi: E majta në tërësi ka ditur në tërësi ta kthejë atë gradualisht në një pushtet real. E majta ka ditur ta shpëtojë pushtetin lokal nga korrupsioni, nga kaosi, nga orientimi i gabuar politik që ju bë atij deri në vitin 2000.

Kryetari i Partisë Demokristiane Nikollë Lesi i ftuar nga komuniteti katolik i zonës së Zadrimës morri pjesë në festën e Rozarios, ku u prit nga dhjetëra banorë të fshatrave Dajç, Gjadër dhe Kotërr. Më pas Lesi morri pjesë në meshën e rastit për këtë festë zonale.

Kreu demokristian Lesi tha se politika shqiptare duhet të mësoj shumë nga toleranca fetare e cila ka bërë që populli ynë të jetojë në harmoni ndër shekuj.

Nikollë Lesi: I them të gjithë politikës shqiptare se nëse do të arrinin të merreshin vesh siç merren vesh parti të ndryshme në Shqipëri, siç është harmonia fetare në Shqipëri edhe vendi edhe politika edhe shqipëria do të kishte ecur shumë më përpara.

Fundi i fushatës zgjedhore do të intensifikon takimet e Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu. Ato filluan në Fan të Mirditës  ku u prezantua kandidati legalist Gjon Lleshi.

Më pas u vijua në komunën Kallmet të Lezhës ku u prezantua kandidati biznesmen Dodë Hil Noci, për tu mbyllur me një takim madhështor të orëve të vona në Bathore të Bashkisë Kamëz, ku u prezantua kandidati legalist Edmond Driçi.

Spahiu mes entuziazmit të pranishmëve të shumtë në Bathore ndër të tjera tha:

Kreshnik Spahiu: Juve ju premtohen legalizimet e shëtpive, por pas votimeve harroheni fare.

Presidenti i Aleancës Demokratike Neritan Ceka ka vijuar turin e tij elektoral në Ersekë në mbështetje të kandidatit të përbashkët të koalicionit Aleanca DemokratikePartia Socialiste, për kryetar bashkie të këtij qyteti. Në këtë takim në të cilin marrin pjesë mjaft banorë të qytetit si dhe deputeti socialist i zonës Niko Fabe, Ceka u kërkoi të pranishmëve që të votonin për kandidatin e komisionit, pasi vota për ta është votë për zhvillimin e mëtejshëm të Bashkisë së Ersekës. Kandidati i përbashkët është një përfaqësues i denjë i votës së lirë gjë që do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e mëtejshëm të jetesës së banorëve të Ersekës.

Balli Kombëtar në turin e vetë elektoral u ndal në Komunën e Lazaratit ku përshëndeti në emër të kësaj partie sekretari i përgjithshëm Alfred Cako. Midis të tjerash pasi shpalli kandidatin për kryekomunar zotin Memo Kazma, Cako shpjegoi se ne këtu rivalizohemi me kandidatin e Partisë Demokratike dhe nuk ka shumë rëndësi se cili do të fitojë nga këta të dy.

Zoti Cako kërkoi gjithsesi votën për këshilltarë për kandidatin e tyre Kazma, pasi ai kishte 2 tipare të një administratori modern siç janë aftësitë kreative në këtë drejtim dhe besnikëria ndaj ligjeve të shtetit, çfarë e bën më superior ndaj rivalit të vet demokrat./tvklan.al