Shoqëria civile dhe partitë politike në opozitë krijojnë Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës. Në thelb të këtij organizmi qëndron mbajtja e referendumit popullor. Artur Zheji në cilësinë e drejtuesit të këtij komiteti tha, se ndryshimet në ligjet themelore dobësojnë rolin e kuvendit dhe kontrollin ndaj qeverisë, mbiforcojnë rolin e kryeministrit si dhe dobësojnë rolin e presidentit

Artur Zhei: “Njoftojmë këtu qoftë liderin aktual të mazhorancës, zotit Berisha ta firmosë po të dojë, qoftë liderin e opozitës që opozitë nuk o bën për fat të keq zotin Rama dhe ta firmosin dhe ta çojnë popullin në konsultim të drejtpërdrejtë popullor dhe aty të testojnë nëse këto mendime që sjellin zhvlerësimin e rolit të presidentit kryesisht dhe mbi forcimin e rolit të kryeministrit nga ana tjetër, populli i do dhe i mbështet, pra t’i pyesin shqiptarët, të mos kenë frikë nga shqiptarët nëse ata duan një pothuajse regjim apo duan një demokraci me gjithë defektet që ka po sidoqoftë ku të predominojë demokracia.”

Në të parim prezantim publik ra në sy edhe prania e Dashamir Shehit si përfaqësues i së vetmes parti të kampit të djathtë anëtare të komitetit.

Dashamir Shehi: “Për herë të parë po mblidhemi të reagojmë në mënyrë demokratike ndaj një të keqeje. U mësuam ta pranojmë të keqen, po bashkëjetojmë, nuk reagojnë shumica e qytetarëve, një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare i është turr një pragmatizmi ekstrem ku do jenë votimi tjetër që bëhen zgjedhjet, unë do të kem bizneset e mia. Ka ardhur dita që më mirë të dorëzohemi të biem duke luftuar se sa të jemi të vdekur fare.”

Përfaqësuesit e komitetit i bënë thirrje qytetarëve t’i bashkohen nismës për mbrojtjen e Kushtetutës./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi