Gjyqtarja e Posaçme, Flojera Davidhi dëgjoi këtë të hënë në një seancë e cila zgjati mbi 4 orë kundërshtimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, për akuzat e SPAK se është përfshirë në korrupsion në procesin e privatizimit të kompleksit Partizani.
Avokatët e ish-kryeministrit kërkuan pushimin e çështjes duke pretenduar se nuk ka fakt penal që rëndon ndaj Berishës dhe se hetimet nuk kanë qenë të plota.
Në përfundim të seancës mbrojtja tha se do të kërkojnë pafajësi të ish-kryeministrit dhe përballjen në gjykatë në një proces të zakonshëm. Seanca e radhës do të mbahet në 20 janar.
Tv Klan