Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk priti betimin më 20 Janar për të shpallur synimet e presidencës së tij të ardhshme përgjatë katër viteve.

Fillimisht, konferencën për mediat nga rezidenca ne Mar-a-Lago e nisi me një ultimatum ndaj Hamasit, duke i kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve të marra nga sulmi i 7 Tetorit i vitit të shkuar brenda 20 Janarit, afat që përkon me ditën kur ai do të betohet si president.

“I gjithë ferri do të shpërthejë në Lindjen e Mesme nëse pengjet nuk kthehen dhe nuk do të jetë mirë për Hamasin dhe nuk do të jetë mirë – sinqerisht – për askënd”, tha Trump.

Teksa ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimet e tij për aneksuar Groenaldën dhe për të marrë kontrollin e Kanalit të Panamasë, duke mos përjashtuar as ndërhyrjen e ushtrisë, veç sanksioneve ekonomike.

“Jo, nuk mund t’ju siguroj për asnjërën nga këto dyja. Ndodh që do të duhet të bëjmë diçka. Kanali i Panamasë ka rëndësi jetike për vendin tonë”, tha Trump.

Sakaq Trump tha se do të kërkojë ndryshimin e emrit të gjirit të Meksikës në atë të Amerikës. Një paralajmërim pati edhe për vendet anëtarë të NATO-s për kontributet financiare mbi shpenzimet për Aleancën.

“Unë mendoj se NATO-ja duhet ta ketë 5% të PBB-së. Të gjithë mund ta përballojnë, por duhet të jetë në 5%, jo 2%”, tha ai.

Konferenca për shtyp, e dyta e Trump që kur fitoi zgjedhjet e 5 Nëntorit, u zhvillua një ditë pasi Kongresi e certifikoi zyrtarisht fitoren e tij.

Tv Klan