Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama ka ofruar një tjetër panoramë në të cilën ndodhet vendi sot, ndryshe nga deklarimi i kryetarit të qeverisë për bum ekonomik. Me një gjuhë të ashpër Rama e cilësoi të guximshëm deklarimin e Berishës në kushtet kur vendi po përjeton varfërinë, papunësinë në rritje, kosto të lartë të jetesës që vjen për shkak të krizës ekonomike.
Edi Rama: “Me kurajën e atij që nuk e di se çfarë flet, kryeministri provokoi çdo shqiptarë e shqiptare që sot në tregun e ushqimeve duhet të paguajë çdo ditë e më shumë për shkak të pa përgjegjshmërisë së shtetit në raport me fshatin dhe që në xhep ka çdo ditë e më pak për shkak të pa aftësisë së një kryeministri, i cili me bumin e përrallave të tij të përditshme, na tregon se ka filluar të rrëshqasë në drejtim të paditur.”
Një ditë më parë kryeministri Berisha deklaroi se vendi po përjeton bum ekonomik duke e mbështetur në shifra deklarimin e tij. Sipas Berishës ky është zhvillimi më i madh që ka përjetuar vendi në 13 vitet e fundit./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi