Paskal Milo: “Ka ardhur koha që me gjakftohtësi të mund të rikthehemi edhe një herë tjetër në tavolinën e bisedimeve. Ne mbështesim propozimin e fundit që ka ardhur nga përfaqësia e deputetëve që janë në grevën e urisë. Propozimi është një zgjidhje e dobishme, gjithëpërfshirëse dhe nuk duhet hedhur poshtë.”

Koka: PDK: Greva e urisë, masë ekstreme

Orget Isallari: “Një nga temat e diskutimit ishte dhe greva e urisë e disa deputetëve në sallën e parlamentit të Shqipërisë për të cilën kryetari i PDK-së, zoti Anton Gurakuqi, në unitet vendimi dhe më anëtarë të tjerë të këshillit kombëtar, theksoi se asnjë demokristian në këtë vend nuk është dakord me masa të tilla ekstreme në politikëbërje pasi programi i PDK-së përmban shumë alternativa të tjera më paqësore për një debat të mirëqenë politik./tvklan.al