Intervistë me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Paskal Milo.
Paskal Milo: Largimi i forcave ose i vëzhguesve të OSBE-së nga Kosova sigurisht nuk është një lajm i pëlqyeshëm, është një largim i detyruar për shkak të qëndrimeve që po mbajnë autoritetet e Beogradit në raport me marrëveshjen që është paraqitur për nënshkrim. Ka qënë një veprim i paralajmëruar dhe që do të shoqërohet nga masa të tjera shtrënguese në adresë të autoriteteve të Beogradit me qëllim që ata të binden për të nënshkruar marrëveshjen si e vetmja rrugë që mund të bëhet për të realizuar ndalimin e luftimeve në Kosovë, arritjen e stabilitetit dhe ngritjen e institucioneve, për caktimin e të ardhmes së Kosovës. Nëqoftëse rrjedha e ngjarjeve do të vazhdojë të eci në drejtimin që ka marrë, patjetër sipas vetë deklarimeve që kanë bërë autoritetet dhe drejtuesit e NATO-s apo dhe të Komunitetit Ndërkombëtar, duke përfshirë këtu në mënyrë të veçantë vendet anëtare të Grupit të Kontaktit dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ketë. Shqipëria e ka përcaktuar tashmë vendimin e vet, ajo ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe e quan atë si një kusht të domosdoshëm për të zbatuar marrëveshjen që sapo kanë nënshkruar shqiptarët./tvklan.al