Erla Mëhilli: “Jam këtu përpara jush për të paraqitur kontrollin e tmerrshëm të Edi Ramës në 3 media të vendit, kështu ju keni parasysh një studim të pavarur të një agjencie shuam serioze Neë Politics, i cili fakton se në javën nga data 5 deri në 10 maj, Top Channel nën ndikimin e Edi Ramës, kanë transmetuar për opozitën, pra për Partinë Socialiste 4500 sekonda, kundrejt vetëm 1427 sekondave për qeverinë dhe 1345 sekondave për partinë më të madhe të vendit. Një standard të tillë censure ka dhe një televizion tjetër Vizion Plus. Sipas këtij standardi Edi Rama ka 3592, sekonda, qeveria ka gjithsej në lajmet e saja vetëm 348 sekonda, qartësisht më pak se LSI, që ka 556 sekonda dhe më pak se G99 që ka 359 sekonda apo Poli i Lirisë që ka 1445 sekonda. Të marrim një televizion tjetër, Neës24. Neës24 është kampione. Për Edi Ramën ka dhënë 6076 sekonda, ndërsa për Partinë Demokratike dhe qeverinë të mara sëbashku ka transmetuar gjithsej 2020 sekonda, pra 3 herë më pak. Partia Demokratike u deklaron këtyre mediave se ndonëse dëshiron të jetë tërësisht e hapur ndaj tyre, e konsideron të padenjë qëndrimin e tyre dhe në rast se do të vazhdohet me praktika të tilla do të jetë e detyruar të shqyrtojë qëndrimin e saj ndaj këtyre mediave të cilat nuk respektojnë asnjë standard.”/tvklan.al