Partia Demokratike akuzoi Prokurorinë se ka anuluar urdhër-arrestin për kryebashkiakun e Durrësit. Sipas opozitës Dako është peshku i madh në hetimet që organi i akuzës ka nisur pas arrestimeve të bërë në operacionet e ditëve të fundit.

 “Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi I tij është bllokuar. Prokuroria duhet t’u japë shqiptarëve dy përgjigje të thjeshta:Pse është kthyer mbrapsht urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos sot në mesditë? Kush po ndërhyn që Vangush Dako, “xhuxhi”, siç e quajnë kriminelët e tij, të mos arrestohet në bazë të përgjimeve të dosjes 339?Kryetari i Bashkisë së Durrësit është peshku i madh i dosjes 339 dhe përpjekjet për të shpëtuar Vangjush Dakon janë të pashpresa!”

Tv Klan