Aldo Bumçi: “Edi Rama dhe socialistët na thonë që ta bëjmë Shqipërinë si Tirana, kjo është një pjesë e Tiranës. Trafiku, një pjesë e rëndësishme e jetës tonë të përditshme dhe trafiku në Tiranë nuk është vetëm në këtë pikë ku jemi këtu, nuk është vetëm sot, është në shumë kryqëzime dhe rrugë të qytetit është gjatë gjithë ditëve të javës. Të gjithë ekspertët e trafikut e klasifikojnë Tiranën si një qytet me trafik të rënduar. Kjo është gjendja se si e ka lënë qytetin Edi Rama pas 9 vitesh qeverisje. Qyteti pa plan i Edi Ramës nuk ka brirë, kjo është një anë e qytetit pa plan. Pika ku duhet të ishte zhvilluar unaza e madhe e qytetit, unaza e qytetit vjen këtu dhe ndalon këtu nuk është bërë asnjë metër më shumë. Një unazë e cila do kishte shfryrë gjithë trafikun, do kishte lehtësuar qendrën e qytetit, por zoti Rama është njeriu i fasadave nuk është njeriu i përmbajtjes. Ky është qyteti i Tiranës pas 3 mandatesh, pas 9 vjet qeverisje, Tirana është një qytetet super u bllokuar, është një qytet ku njerëzit nuk gjejnë parkime, është nj qytet ku ndodhin 50% e aksidenteve që ndodhin në gjithë Shqipërinë.”/tvklan.al