Aldo Bumçi: “Edi Rama në mitingun e sotëm ka si qëllim të vetëm keqpërdorimin e shpirtrave të të vdekurve për të zhurmuar arritjen më madhore të Shqipërisë dhe shqiptarëve, anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO në samitin e Salsbugurt. Edi Rama sot nuk proteston dot për Gërdecin, sepse është ai që me Delijorgjin dhe me paratë e tij ka pushuar në hotelet më luksoze të Kretës, Parisit dhe gjetk. Ai nuk proteston dot për Gërdecin sepse me Delijorgjin ka sipërmarrje të përbashkëta, vetëm javën e fundit para aksidentit ndau me të 8 leje ndërtimi në zona të ndryshme të Tiranës. Grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar dhe mbështetur hetimin e gjithanshëm dhe të shpejtë si dhe nxjerrjen e përgjegjësive ligjore për tragjedinë e Gërdecit. Por ky grup ka denoncuar dhe denoncon përdorimin e dosjes së Gërdecit për qëllime cinike dhe çnjerëzore politike për të fshehur përgjegjësit e vërtetë të këtij aksidenti tragjik. Ky grup konsideron të rrezikshme zvarritjen e hetimeve deri në ditën e përvjetorit të aksidentit tragjik duke dëshmuar se kjo dosje vihet më shumë në shërbim të mitingut të Edi Ramës se sa në shërbim të drejtësisë për shpirtrat e atyre që ranë në këtë aksident tragjik.”/tvklan.al