Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Ficos ka tronditur mbarë opinionin publik. Për të folur për detajet më të reja që vijnë nga ngjarja e rëndë ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, ish-ministri i Drejtësisë, Sokol Nako, i cili ka qenë student i Ficos. Nako ka treguar se akademikisht Robert Fico ka qenë shumë i spikatur dhe një pedagog shumë i mirë dhe i përgatitur.

Blendi Fevziu: Cili ka qenë reagimi i parë i shtypit sllovak?

Sokol Nako: Shtypi sllovak është përqëndruar në informimin rreth rrethanave që kanë ndodhur, është kufizuar shumë në komente. Ka pasur dhe një kërkesë nga organet e policisë për të qenë shumë të përmbajtur në komente.  

Blendi Fevziu: Ju e keni pasur profesor?

Sokol Nako: Po, në vitin 1996, në atë kohë ishte ndër të parët asistentë që u promovua si pedagog, akademikisht shumë i spikatur, mendohej në atë kohë nga juristët më të zotë. Ka qenë pedagogu lektor i të Drejtës së Procedurës Penale. Ka qenë një pedagog shumë i mirë dhe i përgatitur.

Nako ka folur dhe për retorikën që Robert Fico ka zgjedhur gjatë mandateve të tij si kryeministër.

Sokol Nako: Retorika e tij, duke filluar nga fushata për zgjedhjet në Sllovaki u ashpërsua shumë, sidomos në raport me politikën në SHBA, disi më i përmbajtur në raport me BE-në. Retorika e tij shumë e ngjashme me retorikën që ka përdorur Putini, që nuk duhet të angazhohemi, qoftë edhe duke ndihmuar ushtarakisht Ukrainën, kjo është një gjë që duhet të zgjidhet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Më tej, Nako ka dhënë detaje në lidhje me autorin e dyshuar të ngjarjes si dhe me gjendjen shëndetësore të kryeministrit sllovak.

Sokol Nako: Deri tani është identifikuar një 71-vjeçar që ka punuar kohët e fundit si personal sigurie në supermarket, nuk është as nga qyteti ku ka ndodhur ngjarja. Është një poet amator, ka pasur një aktivitet letrat modest, i ka dhënë atij mundësi të bëhej anëtar i Lidhjes së Shkrimatarëve të Sllovakisë. Nuk ka background kriminal. Ai ka një retorikë disi radikale që për atë grupim shoqëror është tipik në Sllovaki. Një portal dhe një gazetar hungarez e ka identifikuar si pjesëmarrës të një grupi pro rus që ka qenë shumë vokal. Këto janë informacione të paverifikuara.

Gjendja e Ficos është shumë e rëndë dhe personeli është duke luftuar për ta mbajtur në jetë dhe mesa duket nuk e ka kaluar rrezikun për jetën. Burime thonë se mjekët kanë pasur vështirësi në ndalimin e hemoragjisë dhe ky është komplikacioni… Gjatë kohë që është transportuar në spuital, ka qenë koshient dhe ka komunikuar me stafin.

/tvklan.al