Aktori i njohur Ermal Mamaqi, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka thënë se këngëtarja Elvana Gjata, është një nga aktoret më të mira të Shqipërisë.
Sipas Mamaqit, artistja duhet “t’i thërrasë medjes” dhe ta konsiderojë gjithashtu aktrimin si një profesion ku mund të bëjë shumë punë.
Rudina Magjistari: Elvana sërish me atë talentin e vet që i është zbuluar, le të themi, në aktrim. Si ka qenë në këtë film?
Ermal Mamaqi: Elvana… mua më vjen keq që është këngëtare shumë e mirë. Sepse kjo e pengon atë që të bëjë aktoren. Për mua është një nga aktoret më të mira të Shqipërisë edhe është kaq e mrekullueshme të punosh krahë saj, sepse jo vetëm produkti që ju shihni në fund, por koha që ne kalojmë bashkë edhe batutat që ajo bën në skenë dhe energjia që ajo krijon, e bën ditën që të kalojë. Edhe të gjithë njerëzit janë si të dashuruar me Elvanën, flas për pjesën e ekipit realizues. Kështu që, uroj që t’i thërrasë mendjes dhe të kuptojë se përveçse këngëtare, është dhe një aktore shumë e zonja. Ta shohë këtë si një profesion që do bëjë shumë punë.
Rudina Magjistari: Që do të thotë që ti i thua: “Puno dhe me regjisorë të tjerë nëse të ftojnë”. Nuk do bëheshe xheloz?
Ermal Mamaqi: Jo përkundrazi, unë e kam inkurajuar që ajo të performojë edhe në fusha të tjera. Megjithëse e di që është shumë e vështirë, se vetëm unë ia di si e do atë “smoothie”-n, atë kafen, me çfarë e pi maçën. Se ç’ka disa gjëra, që këta nuk i dinë. /tvklan.al