Për Richard Grenell qeveria amerikane nuk ka qenë konsistente dhe duhet të ketë një sistem më të drejtë. Përgjigjet e diplomatit amerikan erdhën gjatë emisionit “Opinion”. Ai u pyet nëse Shqipëria është target për politikën amerikane duke qenë se Hashim Thacci është në burg aktualisht dhe ish-Kryeministri Berisha i shpallur “non grata”, por nga ana tjetër Gruevski i Maqedonisë së Veriut është i lirë në Hungari edhe pse ka ndërmarrë veprime të gabuara.

Blendi Fevziu: Z.Grenell, ka diçka mes Perëndimit, kryesisht SHBA-së dhe disa shteteve të tjera me Shqipërinë. Hashim Thaçi është në burg aktualisht, ish-kryeministri Berisha është shpallur i padëshiruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por nga ana tjetër kemi të bëjmë me Gruevskin, i cili ka ndërmarrë vendime të gabuara, por përsëri është i lirë në Hungari. Çfarë ka me shqiptarët? Për politikën amerikane a është Shqipëria një target?

Richard Grenell: Shpresoj që qeveria amerikane të jetë më konsistente. Ne duhet të punojmë fort për të nxjerrë në pah korrupsionin e vërtetë dhe të jemi shumë të qartë në strategjitë që përdorim. Nuk mendoj se qeveria amerikane ka qenë konsistente dhe kjo është për të ardhur keq, duhet të kemi një sistem më të drejtë./tvklan.al