U përcoll për në banesën e saj të fundit, Anxhelina Petro, vajza që u vra barbarisht nga babai i saj Aleko Petro, disa ditë më parë në Korfuz të Greqisë.
Kortezhi udhëhiqej nga e motra e Anxhelinës, Klea, e cila mbante në duar fotografinë e viktimës dhe kurora me lule.
Familjarët e Anxhelinës nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat, ndërkohë që nuk dihet nëse u lejuan të marrin pjesë apo jo në varrim familjarët e babait të vajzës. /
abcnews.al