Nënshkrimi i marrëveshjes për delimitimin e Shelfit Kontinental dhe të hapësirave të tjera detare mes dy vendeve u jep fund njëherë e mirë mjaft problemeve te diskutueshme qe kane te bëjnë me shfrytëzimin e detit.
Por cilat janë përfitimet e kësaj marrëveshje, e cila pason atë te nënshkruar me herët me Italinë e qe i paraprin edhe marrëveshjes qe Shqipëria pritet të nënshkruajë me Malin e Zi për te njëjtën çështje.
Ledia Hysi: “E para përfundimisht përcakton kufijtë, që do të thotë, e marrim këtë më e thjeshta, te peshkimi dhe te peshkarexha. Një peshkarexhë e di deri ku e ka kufirin dhe deri ku mund të peshkojë peshk. Nëse e kalon atë kufi, qoftë e jona, qoftë e grekëve, qoftë e italianëve, këtë kufi e kemi vendosur dhe me italianët, atëherë ka penalitete. Tek shfrytëzimi. Më i rëndësishëm është shfrytëzimi i nëntokës. Ka pasuri nëntokësore, natyrore dhe jo natyrore, biologjike dhe jo biologjike. Më të rëndësishmet për ne për momentin janë nafta dhe gazi. Për t’i dhënë një mundësi vetes tonë që të shqyrtojmë nëse nëntoka jonë ka të tilla burime dhe për t’i shfrytëzuar dhe pa patur një marrëveshje me vendin fqinj nuk mund të bësh dot shfrytëzimin e tyre”.
Përcaktimi përfundimtar i kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë vjen pas një konsultimi të gjatë mes ekspertësh të të dyja vendeve e bazohet në konventat ndërkombëtare të së drejtës detare./tvklan.al