Lajme Arkiva 2004
Përfundon suksesshëm nata e parë finale e spektaklit të madh të televizionit Klan “Gjeniu i Vogël”, 19 konkurrent sollën për publikun dhe telespektatorët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë dhe në Amerikë, këngë, pjesë baleti dhe instrumentale.
Ndër këta 10 ishin këngëtare, 3 sfidantë që konkurruan për të hyrë në 10-she , 3 balerinë dhe 3 instrumentistë. Emocionet e talenteve të vegjël ishin të mëdha që përpara se spektaklit të niste. Ne arritëm të shkëpusnim disa fjalë.
“Ndihesh e emocionuar?”
Gjatë gjithë spektaklit jam ndier e emocionuar por sot më shumë se kurrë. Është një garë shumë shumë e fortë, s’ma merrte mendja se do ishte kaq e fortë vërtetë.
“Po Dorina si ndihet?”
Dorina Garuci: Shumë mirë por edhe e emocionuar .
“Unë do të interpretoj një valle spanjolle”.
“Ku ke mësuar të vallëzosh?”
“Në disa grupe të ndryshme, por tani jam me një profesor të vetëm”.
“Unë do kërcej vëllezërit Blues bashkë me këtë vajzën këtu”.
“Kush ju ka përgatitur ju?”
“Llaqi Nako dhe e përshëndes shumë”.
“Mesa di publiku ka qenë shumë i kënaqur prej teje gjatë konkurrimeve të kaluara, sot si ndihesh?”
“Sigurisht i emocionuar”.
“Çfarë do këndosh sot?”
“Sot do këndoj “Cielito Lindo”, një këngë itliane e kënduar nga Pavaroti”.
“Ke frikë?”
“Nuk e di jam shumë i emocionuar”.
Fansat më të mëdhenjtë të këtyre fëmijëve me siguri që janë prindërit. Ata shprehnin emocionet e tyre.
“Natyrisht jam i emocionuar pasi mendoj se është faza përmbyllëse e këtij spektakli, pak nga të gjithë. Ne presim nga vajza që të pasqyrojë vlerat e vërteta të vokalit të saj, është pritur me një interesim të jashtëzakonshëm nga qytetarët e Shkodrës”.
“Një prind ka gjithmonë emocionet e veta përpara një talenti mund ta quaj se përderisa ka arritur fëmija im deri në 10-she quhet një talent. Por e rëndësishme është për mua që fëmija im ka marrë një edukim nëpërmjet këtij transmetimi televiziv i televizionit Klan që ka bërë të mundur të përzgjidhet nga e gjithë Shqipëria dhe nga trevat fëmijët më të talentuar. Njëkohësisht unë gjej mundësinë të përshëndes TV Klan, drejtuesit e tij, gjithçka që rrethon brenda tij”.
“Këndoi këngën e Tina Turner, kisha më tepër gëzim, jo emocione. Tashi vij si spektator, ndiej kënaqësi që po ecën mbarë çupa dhe gëzohem për të gjithë fëmijët e tjerë”.
Ashtu si në netët e tjera, fëmijët e gjeniut të vogël një staf i madh është përkushtuar për realizimin e suksesshëm të këtij evenimenti të madh në TV Klan. Puna e arrirë e tyreve prezantimi dinjitoz i Alketa Vejsiut sollën një tjetër natë emocionuese të “Gjeniut të Vogël”. Gjithsej janë 10 netët finale ndërsa tashmë mbeten për të zhvilluar edhe 9 të tjera./tvklan.al