Federatat sportive në Shqipëri i kanë dhënë fund asambleve zgjedhore, procesi solli në krye të këtyre organizmave drejtues të rinj, por edhe konfirmoi të tjerë ekzistues. Drejtori i Sporteve në MTKRS Vasil Bici pranoi se federatat përcaktuan vullnetin e tyre ndërsa përfaqësuesit e ministrisë i monitoruan.
Vasil Bici: “Asnjëherë kemi urdhëruar apo ndërhyrë në punët e këtyre, por gjithmonë kemi marrë pjesë si vëzhgues në çdo asamble që ata kanë zhvilluar. Federatave sportive u është lënë hapësirë e plotë demokratike për të vendosur mbi gjithçka që ka të bëjë me progresin dhe zhvillimin e sportit në Shqipëri.”
Federatat zgjedhin drejtuesit e tyre çdo katër vjet në bazë të statuteve të firmosura nga ministria e Sporteve, prova e radhës do të jetë Asambleja Zgjedhore e komitetit Olimpik që ende nuk ka përcaktuar një datë për mbajtjen e saj pas incidenteve të ndodhura në atë të muajit dhjetor./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku
Operator: Petrit Xhaferri