Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, zhvilloi disa takime dere me dere me banorë të fshatit Mollas në qarkun e Elbasanit. Gjatë bashkëbisedimit me ta Basha u premtoi se në mandatin e dytë  koalicioni i djathte qeverisës do ta fusë vendin në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit.

Lulzim Basha: “Dhe prioriteti tjetër madhorë është 24 orë ujë. Dritat i sollëm, ujë është tani. Dikush ka pus, dikush nuk ka pus. Ujë 24 orë për çdo familje. Është hapur tenderi për segmentin nga Klosi deri në qendër të Mollasit dhe që kjo rrugë do të asfaltohet sipas parametrave optimal, jo vetëm kaq. Premtimi ynë është që nga Mollasi do ta çojmë në Selitë, brenda 12 muajve të asfaltuar dhe pjesë e këtij projekti do të jetë riasfaltimi, riveshja e gjithë aksit deri në Gostim, deri ku lidhet me rrugën nacionale”.

Në vijim të turit të tij elektoral në qarkun e Elbasanit, kreu aleancist Neritan Ceka, u ndal në komunën e Kokurit të rrethit Gramsh. Gjatë takimit me banorët, Ceka nënvizojë se një nga prioritet e Aleancës Demokratike është dhe shfrytëzimi i rezervave natyrore në zonat rurale për t’i rikthyer ato në resorte për të gjithë shqiptarët.

Neritan Ceka: “Synojmë të shfrytëzojmë të gjithë rezervat e këtij vendi dhe prapa nesh është një rezervë ende e pa shfrytëzuar, është pasuria e madhe e pyjeve, e lëndinave të kësaj zone që mund të kthehen një ditë në një nga resortet më të famshmet në Shqipëri”.

Ministri i Bujqësisë, njëkohësisht dhe kandidat për deputet në qarkun e Dibrës Jemin Gjana, ka zhvilluar takime me banorë të fshatrave të kësaj zone. Gjana ka kërkuar votë masive për PD-n për të patur mundësinë e vazhdimit të programeve të investimit në bujqësi dhe infrastrukturë.

Jemin Gjana: “Programet dhe projektet e zhvillimit të brendshëm të mos ndërpriten. Ne të marrim një mbështetje më të madhen të mundshmen nga shqiptarët gjithandej, nga qarku i Dibrës në tërësi. Brenda 2 viteve të tjera të futen në proces edhe 125 tjera, janë të kushtueshme por ne kemi marrë këtë angazhim që të vejmë në funksion veprat ujitëse në të gjithë vendin, sepse poa ujitje nuk ka bujqësi”.

Aleksandër Meksi: “… referuse, pra që të cakton sesa .. vend në bordero për ti marrë taksat, për ti marrë sigurimet e të tjera punonjësit që kanë aktivitete private, nuk ka në asnjë vend të botës forma të tilla”.

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka qenë i pranishëm në një tubim elektoral në Librazhd.

Nard Ndoka: “Në vitin 2001, zoti Berisha bëri fushatë kundra meje, që nëse votoni Nard Ndokën keni votu për Fatos Nanon. Edhe përsëri në vitin 2005, ku në sëbashku si koalicion u grupuan bëri thirrje që votoni Nard Ndokën se keni votuar Sali Berishën. Sot ka bërë një miting diku në zonën time elektorale dhe ju ka thënë që po votuat Nard Ndokën, keni votu për Edi Ramën. Është kthyer si një nastradin shqiptar i cili kujton se ka monopolin e së vërtetës në Shqipëri”.

Kreu i PLL, Ekrem Spahiu, ka prezantuar në Laprakë kandidaten Zhaneta Ndregjoni, e cila është edhe kryetare e FRPLL. Fushata elektorale e PLL-së ka vijuar me Fierin ku Spahiu ka kërkuar votën me 28 qershor. Bujqësia dhe blegtoria sipas Ekrem Spahiut, janë pikat themelore të programit të PLL-së…/tvklan.al