Lajme Arkiva 2003

Gjykata e Faktit Tiranë i ka dhënë fund procesit të njohur si dosja “Kokaina”. Personat n bankën e të akuzuarit janë dënuar nga trupi gjykues si anëtarë të një bande kriminale dhe për trafik kokaine. Veprimtaria e tyre kishte filluar në ’97 de vijonte deri në vitin 2001 kohë kur u arrestua Frederik Durda dh Arben Përballa.

Pasuar nga arrestimi i një prej funksionarëve më të lartë të rendit dhe prokurorisë shqiptare Sokol Koçiut. Pas procesit të stërzgjatur me mjaft dëshmi të siguruara nga drejtësia Italiane Sokol Koçiu denohet me 15 vjet heqje lirie, Arben Përballa me 16 vjet burg dhe Frederik Durda me 15 vjet burgim.

Shqfi i komisariatit dhe disa kontrollorë të Rinasit janë  nën hetim për trafik klandestin. Pas kthimit në Shqipëri të 6 personave që kishin fluturuar nga Rinasi me pasaporta të parregullta, arrestohet kryekontrollori  dhe një kontrollor të dy oficerë policie.

Personat kanë lejuar të kalojnë pasagjerë që nëpërmjet linjës ajrore jugosllave do të udhëtonin transit nga Beogradi drejt vendeve anëtare Shengen me pasaporta të falsifikuara.

Njëri nga të arrestuarit ka deklaruar se ka lejuar kalimin e personit me urdhër ët shefit të komisariatit dhe pas kësaj vetë ministri i rendit ka deklaruar se kontrollorët e ndaluar dhe shefi i komisariatit  janë nën hetim.

Një tjetër rrjet trafiku bie në pranga në tentativë për të nxjerrë jashtë vendit 30 të rinj si anëtarë të ekipit të futbollit të Kavajës. Në pranga kanë rënë tranjerë dhe menaxherë të cilët kishin marrë nga 2500 deri në 3000 Euro për secilin nga djemtë duke i prezantuar ata si lojtarë futbolli.

Për të zyrtarizuar listën e ekipit me lojtarë të rremë drejtuesit ishin ndihmuar nga drejtori i Kuturës dhe Sporteve ne Bashkinë e Kavajës.

Ministri i Rendit Luan Rama ka deklaruar se hetimet për vrasjen te Kartodromi dhe për atë të biznesmenit Florian Vila janë shumë afër gjetjes së autorëve të cilët mendohet se janë vrasës me pagesë. Një grup i posaçëm pune po punon për zbardhjen e këtyre krimeve.

Dosja e ekzektuimit e Florian Vilës ka mbërritur në prokurori me një pistë të vetme hetimi atë të konkurrencës. Ndërsa për Fatmir Ramën i njohur ndryshe edhe si Miri i Xhikes, ministri i Rendit ka zbardhur edhe një fakt tjetër që konsiderohet në hetim.

Për Fatmir Ramën po përgatitej arrestimi nga policia shqiptare, por puna për këtë ëshë vonuar duke u paraprirë nga ekzekutimi i personit.

Është ekzekutuar me dy plumba në kokë një 21 vjeçar nga Elbasani vetëm pak metra larg banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar. Kufoma e viktimës ka qëndruar gjatë gjithë natës jashtë dhe në mëngjes herët është gjetur nga i ati i cili është shprehur se vrasja e të birit është bërë për hakmarrje./tvklan.al