Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj organizoi një pritje të veçantë për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe komuniteteve fetare.

Veliaj vlerësoi sukseset e Tiranës gjatë vitit që kryesoi Presidencën e rrjetit të qyteteve anëtare të B-40, duke e cilësuar 2024 si një ndër më të suksesshmit në bashkëpunimin rajonal. 

“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën dhe dua të falenderoj ata që përfaqësojnë organizatat dhe shtetet e Ballkanit pasi Tirana ka qenë Presidencë e B-40 dhe kemi pasur një rritje të bashkëpunimit mes qyteteve. Ka qenë një platformë e themeluar nga kryetari i Bashkisë së Stambollit, vazhdoi me Presidencën e Athinës, por Presidenca e Tiranës e 3-fishoi anëtarësinë. Sot jemi rreth 71 qytete,” tha kryebashkiaku Veliaj.

Teksa theksoi rëndësinë e rolit të Tiranës si kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut për vitin e ardhshem, Veliaj nënvizoi se kush punon edhe komentohet.

Klan News