Pesë ditë pas përmbytjeve në Durrës, bilanci i dëmeve ende nuk ka përfunduar. Sipas prefektit të Qarkut Durrës, Emiljan Jani, 20 grupe vlerësimi kanë qenë në terren dhe deri më tani janë evidentuar 440 banesa të dëmtuara.

“SItuata është drejt normalizimit, akoma vazhdon puna në terren.”

Nga përmbytjet u prekën disa zona të Durrësit.

“Zonat më të prekura janë ish-Këneta, Shkozeti, Katundi i Ri, Sukthi dhe Plazhi…”

Përveç reshjeve me intensitet të lartë, një nga shkaqet e përmbytjeve vlerësohet edhe bllokimi i kanaleve me mbeturina te hedhura nga banorët.

“Kanalet jo të gjitha janë të gatishmëri të plotë. Doja të bëja publike dhe problematikën e mbetjeve urbane, është shqetësues.”

Pas finalizimit të procesit në terren, të dhënat do t’i kalohen Këshillit të Qarkut, i cili do të nisë procedurat për dëmshpërblimin e banorëve të prekur.

Tv Klan