Presidenti i Republikës, Bamir Topi u takua sot me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti.
Ky takim mbahet në vijimësi të konsultimeve intensive, që kreu i shtetit po zhvillon me drejtues institucionesh, ekspertë dhe profesionistë të ndryshëm të fushës hidrike.
Topi dhe Prifti diskutuan mbi situatën e përmbytjeve në veri-perëndim të vendit, të shkaktuar nga rreshjet dhe nga derdhjet e kontrolluara të ujrave të liqeneve në kaskadën e lumit Drin.
Ministri Prifti informoi Presidentin Topi për gjendjen e tri ujëmbledhësve të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin, si dhe me monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të ujit, prurjeve dhe shkarkimeve e kontrollura nga specialistët dhe ekspertët hidrikë.
Prifti siguroi kreun e shtetit se situata është drejt përmirësimit.
Presidenti Topi theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, për të garantuar dalje të shpejtë nga kjo situatë e vështirë dhe minimizim në maksimum te dëmeve.
Tv Klan