Një 26-vjeçar në Berat është arrestuar nga policia për përndjekje ndaj një vajze dhe për armëmbajtje pa leje.
I riu me iniciale F.M. përndiqte prej disa kohësh në mënyrë të vazhdueshme një vajzë me iniciale L.T. Kjo e fundit denoncoi në polici 26-vjeçarin, duke e thënë se i riu e përndiqte sistematikisht dhe e kërcënonte me armë.
Grupi hetimor i krimeve të rënda të Policisë së Beratit nisi menjëherë verifikimet dhe arrestoi 26-vjeçarin.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një automatik model 56. I riu akuzohet për përndjekje dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al