Kapen tinguj që mbërrijnë nga 100 mijë km larg Tokës. Janë valë kozmike, ndoshta të gjeneruara nga shpërthime plazme, që vijnë me frekuenca që hyjnë në spektrin e dëgjimit human, dhe ngjan me cicërimë zogjsh.

Zbulimi i tyre është falë satelitëve Magnetospheric Multiscale të Nasës, dhe studimi është publikuar në revistën shkencore Nature.

Sipas astrofizikantëve, janë rryma elektromagnetike që janë kapur disa herë në Tokë nga antenat radio.

Këto valë që janë në kor dhe etiketohen si ndër më të fortat pasi mund të prodhojnë elektrone vrasëse, pasi kanë energji jashtëzakonisht të lartë duke u kthyer në rrezik për satelitet dhe mjetet hapësinore.

Janë të pranishme edhe pranë planetëve të tjerë të sistemit tonë, përfshirë Jupiter, Saturn, Mars dhe Afërditë.

Megjithatë, për astrofizikën ende nuk është e qartë natyra dhe origjina e tyre, duke hapur pikëpyetje të reja për shkencën.

Klan News