Tesionet mes Holandës dhe Turqisë janë përshkallëzuar më tej pas deklaratës së fortë të presidentit turk Erdogan, i cili akuzoi holandezët se kanë luajtur rol në masakrën ndaj myslimanëve të Bosnjes në vitin 1995. Erdoan tha se holandezët kanë një karakter të kalbur dhe janë përgjegjës për masakrën ku humbën jetën 8000 myslimanë, pasi sipas tij, paqeruajtësit holandezë nuk bënë asgjë për të ndaluar forcat e Sllobodan Millosheviçit.
Këto deklarata nuk u pritën mirë nga kryeministrit holandaez, Mark Rutte, i cili e quajti komentin e Erdoan një të pavërtetë të turpshme.
Zoti Erdogan po bëhet gjithnjë e më histerik orë pas ore, i them të qetësohet,
tha Rutte për BBC. Ankaraja kërcënoi me ndërprerje të marrdhënieve diplomatike me Amsterdamin dhe vendosi ndalimin e çdo diplomati holandez të fluturojë në hapësirën ajrore turke.
Marrëdhëniet mes Holandës dhe Turqisë prekën pikën më të ulët që prej fundjavës së shkuar, kur presidenti Erdogan i quajti holandezët “mbetje të nazistëve”, pas vendimit të autoriteteve holandeze për të anuluar një miting pro referendumit kushtetues të 16 Prillit në Turqi.
Tv Klan