Sali Berisha: “Po nisem së bashku me delegacionin olimpik shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike që organizohen këtë vit në Pekin. Dua t’u urojë sportistëve tanë, suksese në këtë garë madhështore. Shqipëria këtë vit përfaqësohet me një delegacion të vogël prej 11 sportistësh, por ky është delegacioni më i madh. Vërtetë ky është një aktivitet i mirëfilltë sportiv, por simbol më i lashtë i paqes, mirëkuptimit midis njerëzve dhe popujve. Kam shumë kënaqësi që u takoj, pritem në një takim të veçantë nga kryeministri i republikës popullore të Kinës zoti Venxi Bao. Me të cilin do të diskutojmë gjerësisht mbi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve./tvklan.al