Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Ministrin e Rendit zotin Petro Koçi.

Petro Koci, ministër i Rendit:- “Policia Kufitare e Republikes së Shqipërisë i është përgjigjur me maturi por edhe me vendosmëri provokimeve që kanë zhvilluar forcat ushtarake serbe në kufirin shqiptar”.

Gazetarja:- A keni kërkuar mbështetjen e forcave ushtarake?

Petro Koci, ministër i Rendit:- “Natyrisht duke patur parasysh sidomos disa momente që kanë patur një dimension më agresiv dhe më të rrezikshëm ne kemi kërkuar ndërhyrjen e forcave të ushtrisë. Dhe kjo fatmirësisht edhe ka ndodhur. Megjithatë jo për të dëshmuar që Shqipëria është e brishtë përballë këtij konflikti në rajon, por pikërisht për atë që ne të ruajmë pozicionet tona politike ndaj konfliktit midis NATO-s dhe regjimit të Beogradit, Millosheviçit, ne duhet të jemi vërtet shumë të kujdesshëm ndaj këtyre provokimeve por gjithmonë pa lejuar cënimin e integritetit të territorit të Republikës së Shqipërisë”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego