SPAK i komunikon masën Luan Dacit
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka komunikuar këtë të diel Luan Dacit, anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendimin për ta pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimit për të.
Daci akuzohet për falsifikim. Në 1997-ën, KLD propozoi shkarkimin e tij nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjit dhe paaftësi, propozim që u miratua nga Ministria e Drejtësisë e asaj kohe. Në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së ai e ka fshehu këtë fakt.
Sot Daci u paraqit vetë në SPAK ndërsa avokatët e tij thanë se nuk ka vepër penale pasi ligjërisht nuk ka pasur asnjë lloj detyrimi për ta thënë në formular këtë fakt. Ata deklaruan se do ta ankimonin këtë vendim.
Tv Klan