Lajme Arkiva 2003
Fatos Lubonja: Mendoj se nuk është thjesht një çështje mes meje dhe një biznesmeneje qytetare Xhoana Nano, por në këtë rast është mes meje dhe gruas së kryeministrit Nano. Nga kjo pikëpamje lidhjet e tyre nuk mund të përjashtohen në këtë debat . pa dyshim që men doja se këtu kemi ta bëjmë me një moment shumë të rëndë do të thoja unë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes. Është një moment ku vihet në rrezik vërtet e drejta e informimit të publikut. Unë e mendoj këtë si një kërceni për të mbyllur edhe disa kanate të tjera të drejtës së fjalës dhe çfarë është më e rënda për mendimin tim është kjo. Dikur kemi sulmuar Berishën dhe një pjesë e njerëzve që janë sot në pushtet, kemi hedhur një promemorie, kemi thënë ndal politikës, krimi ndjell krimin, është një thënie e Davidit që kur kryen një krim, për të mbuluar atë krim do bësh një krim tjetër, për të mbuluar atë krim do bësh një krim tjetër e kjo fut thellë e më thellë në krim. Unë e shikoj kështu këtë që ndodh edhe me mua, por jo vetëm me mua në raport me të drejtën tonë për tu informuar si njerëz. Siç thatë lajmin 300 milion Euro, nga 300 milion Euro Shqipëria nuk përfiton asnjë grosh. Publiku shqiptar ka të drejtë të dijë pse 300 milion Euro nuk futet asnjë grosh në Shqipëri? Dihet që këtu kemi të bëjmë me mosbesimin për menaxhimin e politikanëve shqiptarë. Tani ti mbyllësh gojën komentatorëve, opinionistëve dhe gazetarëve lidhur me aferat korruptive të politikanëve do të thotë që të thellosh krimin që është një krim ndaj të gjithë shoqërisë shqiptare, jo vetëm ndaj personit.
Juli Krisafi: Atëherë të kalojmë në zhvillimet e tjera dhe pikërisht te kërkesa e opozitës për krijimin e një komisioni hetimor ndaj kryebashkiakut Edi Rama. Së fundmi opozita ka riformuluar kërkesën por sërish mazhoranca duket se po përpiqet ta vonojë dhe ta anashkaloj. Si ju duket ky qëndrim?
Fatos Lubonja: Është në të njëjtën linjë. Ideja ime është këtu në qoftë se unë si opinionit shikoj konflikt interesash, unë si opinionit shpreh mendime se këtu kemi konflikte interesash dhe lidhur me rastin në fjalë, pra me rastin tim, unë nuk kam dhënë lajmin e rremë apo shpifës, unë lajmin e kam marrë nga shtypi, nga media dhe unë e kam komentuar lajmin dhe e kam quajtur skandaloz për lirinë e shtypit lajmin që paska marrë e shoqja e kryeministrit para. Në këtë kur unë kërcënohem, detyrimisht njeriu thotë, kush më mbron mua? Prandaj është demokracia, prandaj është opozita, prandaj janë mediat e tjera dhe të gjitha me radhë. Në këtë moment kur unë shikoj se edhe opozitës i hiqet e drejta të bëjë një komision hetimor atëherë e vërteta këtu është e futur në terr, e manipuluar nga grupe të caktuara të lidhur me politika lidhur me krimin. Unë e hedh këtë opinion dhe e vetmja gjë që mundët të sqarojë është komisioni hetimor. Komisioni hetimor nuk është komision i opozitës vetëm. Është një komision që do të ndërtohet mbi opozitën, mazhorancën etj. Publiku sqarohet dhe ka transparencë, dhe ne qetësohemi dhe shikojmë se kemi njerëz të ndershëm, ose në qoftë se shikojmë njerëz të pandershëm shikojmë që këta dënohen dhe ndihemi të sigurt. Ndërsa kur bashkë me mbylljen e komisionit hetimor vijnë sulme ndaj analistëve, sulme ndaj medias atëherë është për tu hedhur alarmi se liritë tona janë në rrezik. Unë kam shkruar para disa ditësh një artikull dhe kam cituar Kenedin që thotë “liria pa informimin është gjithmonë e kërcënuar” dhe pa dyshim që është i kërcënuar, por thotë edhe gjithçka tjetër që informimi pa lirinë është e kote dhe ne vuajmë edhe nga kjo tjetra. Ne edhe kur kemi informim na mungojnë instrumentet që na garantojnë lirinë, pra informimi ynë mbetet i kotë. Nga kjo pikëpamje zërat tonë jo vetëm që po bëhen të kota, por tani mbyllen edhe nëpër burgje.
Juli Krisafi: Atëherë, zoti Lubonja faleminderit që ishit me ne në studio!/tvklan.al