Kim Kardashian ka reaguar ashpër ndaj gjithë personave që e kanë akuzuar atë dhe vajzën e saj North West, se nuk pikturoi një peizazh të bukur ku ylli televiziv kishte ndarë me fansat e saj online. Ajo e postoi në Instagram një vepër artistike të vajzës së saj, të shoqëruar me mbishkrimin “Artistja ime e vogël North”.
Ky postim nuk u prit mirë nga publiku të cilët filluan të sulmojnë yllin televiziv duke thënë se piktura nuk ishte vizatuar nga vajza e saj madje e akuzuan Kimin për vënien e emrit të vajzës së saj në pikturë, me anë të fotoshopit.
40-vjeçarja Kardashian nuk lejoi në asnjë mënyrë që dikush t’ia sulmojë fëmijët dhe kështu reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejt.
Ajo e postoi një mesazh të gjatë në Instagram Stories, ku u tregua e qartë ndaj kritikuesve të vajzës së saj duke shkruar: Mos luani me mua kur vjen puna tek fëmijët e mi!!! Vajza ime dhe mikesha e saj e ngushtë kanë kohë që e ndjekin një kurs serioz për pikturë në vaj, ku inkurajohet dhe ushqehet talenti dhe krijimtaria e tyre.
Kardashian i postoi një sërë prej këtyre reagimeve negative dhe të papranueshme nga publiku, si kundërpërgjigje ndaj kritikave.
Klan News