Lajme Arkiva 2003

Pirateria në media do të mund të ndëshkohet sipas kompetencave që i jep ligji i ri Këshillit Kombëtar të Radio Televizoreve në muajin shtator. Sipas kryetarit të komisionit të mediave Musa Ulqinit pas miratimit në komision dhe më pas në parlament të ligjit kundër piraterisë në media nuk mund të gjenden më justifikime për programet e vjedhura apo abuzime me të drejtën e autorit.

Musa Ulqini: Në ditën e parë të shtatorit KKRT tashmë i pajisur me instrumentet përkatëse të gjithë fuqinë për të vendosur rregull në këtë çështje që është shumë e rëndësishme, shumë problematike. Pas shtatorit do të ekzistojnë të gjitha mundësitë që ti jepet fund piraterisë televizive dhe të bëhet shumë më tepër për të mbrojtur të drejtat e autorit.

Po sot komisioni i mediave ka miratuar  listën e personave kandidatë për Këshillin Kombëtare të Radio Televizorëve listë e cila do ti paraqitet së shpejti në seancë plenare Kuvendit./tvklan.al