Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu prezantoi në qytetin e Peshkopisë Gazmend Litën dhe Lulzime Lelën, si kandidatë për deputetë të listës shumë-emërore të qarkut të Dibrës.
Gjatë prezantimit të tyre,Spahiu u ndal tek zgjedhjet e 28 qershorit, duke i cilësuar ato si gara politike nëpërmjet modeleve dhe programeve qeverisëse.
Ekrem Spahiu: “Dibra do të dijë të bëjë diferencimin mes partive dhe koalicioneve që i kanë dhënë dinjitet dhe progres jo vetëm Dibrës, por edhe Shqipërisë.”
Kreu i Lëvizjes së Legalitetit siguroi të pranishmit se bashkëpunimi me partinë Demokratike është alternative fituese, e cila i ofrohet elektoratit shqiptar./tvklan.al