Lajme Arkiva 2003

Partia Lidhja e Legalitetit ka bërë prezantimin e kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale në të gjitha njësitë vendore të rrethit të Pogradecit.

Ata janë prezantuar nga drejtuesit më të lartë të kësaj partie dhe kjo është hera e parë që Partia Lëvizja e Legalitetit merr pjesë në të gjitha zonat e këtij rrethi me kandidatët e saj.

Kjo për arsye pasi sipas drejtuesve të kësaj partie këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë politike dhe kandidatët e zgjedhur nga PLL janë më të mirët.

“Sukthi do të votoj demokracinë sociale sepse ajo është forca politike që përfaqëson banorët e kësaj zone”, kështu është shprehur ndër të tjerat kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo gjatë takimit elektoral me banorët e kësaj zone për prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie.

Milo ka theksuar se vetëm Partia Demokracia Sociale përfaqëson interesat dhe problemet e shumta që kanë njerëzit e thjeshtë të cilat do të dinë të votojnë progresin dhe zhvillimin dhe të lënë pas forcat e mëdha politike./tvklan.al