Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zhvilloi takime me anëtarët dhe simpatizantët e komunës së Novoselës në rrethin e Vlorës.
Milo tha se ka zgjedhur këtë komunë për ta cilësuar si bastionin e partisë që drejton.
Paskal Milo: “Besoj se Novosela jo pa qëllim është zgjedhur prej nesh për të qenë këtu një nga bastionet tona. Nuk është zgjedhur rastësisht Novosela për të hapur edhe fushatën elektorale sot këtu, por është një mesazh që ne duam t’i japim popullit të kësaj komune të mrekullueshme që përtej atyre zhgënjimeve që ka patur deri tani të jetë e bindur se Demokracia Sociale është një forcë politike serioze që di ta mbajë fjalën”.
Partia Demokracia Sociale garon në këtë fushatë në aleancë me Partinë Socialiste./tvklan.al