Pas zbulimit të një kufome në një makinë në Ponte Felcino, Prokuroria e Perugias ka nisur hetimet për 3 persona.
Eduart Kozi, një shqiptar rreth të 50-ave mbeti i vrarë me një plumb në kokë, ndërkohë që ndodhej brenda Audit Avant A6 dhe po tentonte të arratisej pas një grabitjeje.
Banda, që dyshohet se ishte e përbërë nga 3-4 anëtarë, pas alarmit të lëshuar gjatë grabitjes së një dyqani cigaresh në rrugën Messina, u përpoq që t’i ikte karabinierëve dhe punonjësit të sigurisë private.
Nga kjo pikë nisi dhe ndjekja e autoriteteve për të ndaluar Audin e grabitësve, që tentoi gjithashtu të spostonte makinën e rojes së sigurisë.
Në drejtim të grabitësve u qëllua me armë zjarri, si nga karabinierët ashtu edhe nga security, por ata nuk ndaluan dhe u larguan. E gjithë kjo ngjarje ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa rreth orës 8 u zbulua automjeti i braktisur i grabitësve dhe brenda tij edhe trupi i pajetë i shqiptarit.
Për ngjarjen, Prokuroria e Perugias ka nisur hetimet për karabinierët dhe rojen e sigurisë që qëlluan mbi shqiptarin, për akuzën e vrasjes me dashje.
Carabinieri e Guardia Giurata, che hanno rischiato la vita, hanno solo fatto il loro dovere: non meritano un processo, semmai un premio. https://t.co/jyeW5DVL9l pic.twitter.com/n23XWpkth2
— Matteo Salvini (@matteosalvinimi) October 5, 2018
Por ndryshe mendon Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili në një reagim në Twitter thotë se ata meritojnë
“shpërblim dhe jo proces gjyqësor”.
“Karabinierët dhe punonjësit e policisë private që rrezikuan jetën, bënë thjeshtë punën e tyre
“, shkruan Salvini në postimin e tij.
/tvklan.al