Itali- Udhëtimi i një shqiptari drejt Italisë, nuk ka shkuar sipas planit të tij. Një 32-vjeçar shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur është kthyer mbrapsht për në Tiranë, sapo ka zbritur në aeroportin e Perugias.

Pas një kontrolli që i është bërë ka rezultuar se shqiptari nuk kishte biletën e kthimit dhe ka qenë kontradiktor në përgjigjet që ka dhënë, kur është pyetur se pse do të shkonte në Itali.

Pas hetimeve që janë bërë ndaj tij ka rezultuar se ai ishte person me precedent penale, ishte i përfshirë në trafik drogë, shfrytëzim prostitucioni si dhe trafik të armëve, arsye për të cilat edhe ishte dëbuar nga vendi ku kishte qëndruar për 10 vjet.

Vizita e tij është refuzuar dhe autoritetet kanë kërkuar riatdhesimin për në Shqipëri.

/tvklan.al