Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë pranë poliklinikës, ku janë përplasur dy automjete.
Automjeti Benz që drejtohej nga punonjësi i policisë A.C., në atë moment jashtë shërbimit, u përplas me makinën Audi të drejtuar nga shtetasja A.A. Kjo e fundit u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas testit të alkoolit, ka rezultuar se polici ka qenë nën efektin e alkoolit në moomentin e aksidentit.
Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/tvklan.al