Alma Katragjini: “Me rastin e festimeve për hyrjen e Shqipërisë në NATO ditën e sotme dhe ditën e nesërme më datë 5 Prill 2009 do të aktivizohen një sërë aktivitetesh kulturore dhe festive. Në këtë kuadër strukturat e policisë së kryeqytetit do të marrin një sërë masash organizative me qëllim garantimin dhe zhvillimin normal të këtyre aktiviteteve kulturore dhe festive. Kështu me rastin e mbërritjes së delegacionit shqiptar në Tiranë ditën e nesërme do të ketë kufizime të qarkullimit rrugor në itineraret si vijon: Segmenti rrugor Rinas-Qafë Kashar dhe Qafë Kashar-Rinas do të ndalohet qarkullimi rrugor nga ora 12:00 deri në orën 14:30. Po ashtu në vijim të festimeve për hyrjen e Shqipërisë në NATO do të ndalohet plotësisht qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Skënderbej” dhe në sheshin “Nënë Tereza” në oraret si vijon, në orën 17:30 deri në orën 22:00 të ditës së nesërme. Sa më sipër njoftojmë qytetarët se kalimi i automjeteve dhe kthimi në segmentin rrugor Tiranë-Durrës do të kryhet nga rruga dytësore Vorë-Tiranë ose më saktë nga rruga e vjetër Vorë-Tiranë.”/tvklan.al