Departamenti i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në Tiranë për mallra kontrabandë. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, ky kontroll vjen pas vendimit që ka dhënë Gjykata e Tiranës.
Mësohet se janë gjetur sasi të konsiderueshme ‘botoxi’ kontrabandë. Ndërkohë, po sipas gazetares Daci, deri në këto momente janë vënë në pranga 3 persona. 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 6 persona janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.
Priten më shumë detaje në vijim.
/tvklan.al