Një zjarr ka rënë në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:40 e ditës së sotme.

Policia njoftoi se dyshohet se flakën kanë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike. Ndërkohë janë evakuuar në kohë personat që ndodheshin brenda qendrës.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa zjarrfikësit shprehen se i kanë fikur flakët.

“Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia./tvklan.al