Policia ka publikuar foton e Klodian Çalamanit në pranga, 38-vjeçarit i cili rrëmbeu dhe groposi Mateo Vllasiun, 8-vjeç. Çalamani e rrëmbeu fëmijën e fqinjit rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, kur i mituri po lëvizte me biçikletë. Pas kësaj autori e mbajti peng derisa e vrau dhe më pas e mbuloi me baltë në një cep të oborrit të tij. Burime për tvklan.al bëjnë të ditur se paraprakisht dyshohet se 38-vjeçari e vrau të miturin duke e goditur me sëpatë dhe më pas e groposi.

38-vjeçari Çalamani është i njohur për policinë pasi dhe në vitin 2006 ka marrë peng një tjetër të mitur. Në atë kohë ai bashkëpunoi me një tjetër person, dhe mbajtën vajzën e mitur duke e torturuar për 20 minuta. Dy autorët u dënuan nga gjykata e Fierit me 4 vite burgim për veprën penale të heqjes së lirisë e kryer në bashkëpunim./tvklan.al