Lajme Arkiva 2003

Policia shqiptare ka filluar në orët e para të ditës një operacion kundër trafiqeve të paligjshme në tokë dhe në det. Operacioni ka filluar pas një kërkese të ministrit tonë të rendit, drejtuar homologëve të Malit të Zi Greqisë dhe Italisë, për bashkëpunim në evidentimin e lidhjeve mes trafikantëve të drogës dhe klandestinëve nëpërmjet këtyre vendeve.

Operacioni fillon pikërisht pas disa sinjaleve për aktivizimin e trafiqeve nëpërmjet skafeve si edhe në kuadër të operacionit anti-drogë të shpallur nga qeveria shqiptare në fillim të këtij viti.

Ky operacion parashikon lëvizje për mjetet lundruese të paligjshme jo vetëm në brigjet e Durrësit dhe Vlorës, por edhen veri të vendit në plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës. Në orët e para të operacionit bëhet e ditur se janë kapur në Shkodër dhe në Berat, 4 shtetas të implikuar me trafikun me qëllim prostitucioni, ndër ta një shtetase bullgare.

Ndërsa në Vlorë është ndaluar një person i cili është kapur me 50 kilogram hashash. Operacioni ka për qëllim kontrolle jo vetëm në bregdet, por edhe në rrethe të tjera në brendësi të vendit, ku strehohen apo kalojnë klandestinë dhe trafikantë./tvklan.al