Turi elektoral i zv/Kryeministrit Genc Pollo u ndal në komunën e Bilshës të Qarkut të Beratit. Duke u ndalur në premtimet e Partisë Socialiste, Pollo tha, se të vetmet premtime që vijnë nga selia rozë janë ato të korrupsionit.
Genc Pollo: “Ajo që e dallon Edi Ramën apo propozimin politik që vjen nga Partia Socialiste është se premtimet konkrete që bën janë absolutisht korrupitive dhe në favor ët zyrtarëve që ai do emërojë. Ky është propozimi i Edi Ramës me politikën e re në vitin 2009. Apo një tjetër propozim edhe më i përgjithshëm, modelin e lejeve të ndërtimit, modelin e ndërtim-eftimet që e ka kryer plotësisht në bashkinë e Tiranës, ai do ta bëjë në të gjithë vendin. Ndërkohë që ne jemi për punën e ndershme dhe shpërblimin e punës së ndershme.”
Pollo u bëri dhe thirrje të pranishmëve të aplikonin për letërnjoftimet elektronike si dhe për pasaportat biometrike si një kriter për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Evropë. /tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi