Zv/kryeministri Genc Pollo ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit fason në qytetin e Beratit. Në fjalën e tij, Pollo përmendi hapat që ka ndërmarrë qeveria në krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin.
Genc Pollo: “Është një ndërmarrje me 270 punëtorë dhe lajmi më i mirë është që ka rifilluar eksporti pothuajse në nivelet normale. Kjo ndërmarrje italo-shqiptare funksionon me kapacitet të plotë duke punësuar 270 persona dhe ka planë në të ardhmen të zgjerojë aktivitetin e vet dhe të rrisi punësimin dhe është një arritje e qartë e politikave ekonomike që ka ndjekur kjo qeveri që ka vënë theksin tek thithja e investimeve të huaja dhe tek krijimi i një klime shumë të mirë për biznesin.”
Pollo tha se me politikat e qeverisë, ato fiskale dhe uljes së taksave, një sistemi bankar të konsoliduar Shqipëria është një nga vendet që I ka shpëtuar krizës botërore ekonomike që ka përfshirë pjesën më të madhe të vendeve. Pollo tha, se ulja e taksave në ekonominë shqiptare është kthyer në një ombrellë mbrojtëse për biznesin shqiptar. /tvklan.al